Ballina Aktualitet Lajme Opozita shqiptare në Maqedoni kërkon përkujdesje për diasporën

Opozita shqiptare në Maqedoni kërkon përkujdesje për diasporën

Kuvendi votoi edhe 2 draft-amendamente për ndryshimet kushtetuese të marrëveshjes së Prespës. Amendamenti i 35-të parashihe që të respektohen sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e shteteve fqinje. Ndërsa amendamenti i 36-të parashih që Republika të kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë. Për këtë reaguan deputetët shqiptarë të opozitës. Ata kërkuan që në amendamentin e katërt, pjesë e ndryshimeve kushtetuese të jetë edhe diaspora shqiptare.

“Ne mendojmë se edhe ky paragraf do të duhet të ndryshojë dhe në vend se të jetë Republika kujdeset për përfaqësuesit e popullit maqedonas, të cilët jetojnë jashtë shtetit, për të cilin nuk kemi asnjë kundërshtim, sepse kush do të përkujdeset përveçse kësaj Republike, mendoj se asgjë në esencë nuk do të ndryshonte në rast se ky paragraf përshkruhej kështu, Republika kujdeset për qytetarët e saj, të cilët jetojnë jashtë shtetit. Mendoj se është e njëjta logjikë e njëjta frymë. Shpresoj se në pjesën e debatit publik, qeveria do të marr parasysh të gjitha vërejtjen dhe përfundimisht të përpiloj projekt propozim-amandamente të cilat do të jenë në frymën e realitetit multietnik të Maqedonisë”, tha deputeti i ASH-së, Syrja Rashidi.

“Vlerësoi se kjo çështje duhet të rregullohet me amendamentin 36, kujdesi që tregohet për komunitetin maqedonasit, duhet kujdes të ketë edhe për komunitetin shqiptar dhe komunitete tjera qytetarë apo shtetas të cilët e përdorin në këtë amendament, të cilët jetojnë jashtë vendit. Kujdesi për qytetarët duhet të jetë i njëjtë jashtë RM-së duhet të jetë i njëjtë dhe mos ti ndajmë sipas të drejtës civile, kurse të tjerët mund të kujdesën për të drejta kulturore historike dhe trashëgimisë”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

@tn.lajmelokale
@tetovanews