Ballina Aktualitet Lajme Ngjarje e pazakontë/ Nëna thyen rekord, sjell në jetë fëmijën 6 kg

Ngjarje e pazakontë/ Nëna thyen rekord, sjell në jetë fëmijën 6 kg

Një nënë ka thyer rekord duke lindur një djalë me peshë 6 kg. Ngjarja ka ndodhur në Teksas.

Një ngjarje e rrallë po bën xhiron e të gjithë portaleve ndërkombëtare. Bëhet fjalë për lindjen e një djali i cili ka ardhur në jetë me një peshë prej 6 kg, dhe kjo është një gjë mjaft e rrallë. Djali i Jennifer Medlock është fëmija më madh që është lindur ndonjëherë në spitalin ku ajo bëri lindjen në Teksas.

Ali lindi më 12 dhjetor dhe prisnin që ai të peshonte rreth 4 kilogramë, ashtu si vajza e tyre dy vjeçare ishte kur erdhi në jetë, por parashikimet e tyre nuk dolën të vërteta. Jennifer është nëna e një vajze gjithashtu e cila quhet Annabelle.

@tn.lajmelokale
@tetovanews