Ballina Sport Nga “kosh mbeturinash” te “20 herë në banjo”; ja deklaratat bombastike sportive...

Nga “kosh mbeturinash” te “20 herë në banjo”; ja deklaratat bombastike sportive në vitin 2018

Vitit 2018 po i vjen fundi dhe natyrshëm është koha për bilance. Në këtë funksion ia vlen të rikujtojmë edhe disa nga deklaratat më bombastike të sportistëve të ndryshëm për 365 ditët kalendarike, që po i lëmë pas.

Patjetër, më i forti mund të konsiderohet reagimi i Giggi Buffon pas ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Juventus, kur u akordua ajo penallti e diskutueshme nga kryesori anglez, që eliminoi bardhezinjtë.

“Arbitri ka qenë një kafshë, në vend të zemrës ai paska një kosh mbeturinash”, – shfryu dufin e legjenda e portës. Më poshtë, po ju njohim me disa deklarata të tjera, që kanë mbetur si “shenjë” në memorien e kujtdo.

“Ka njerëz që mezi presin të gaboj, ndaj ndihem sikur po e braktis shpellën…”
Gerard Piqué

“Kam frikë nga Márquez, ai ka shkatërruar sportin tonë”
Valentino Rossi

“Pep Guardiola si trajner është fantastik. Si një njeri, është një zero absolute. Ai është një frikacak, një qen”
Mino Raiola

“Guardiola pretendon të mos ketë probleme me lojtarët me ngjyrë”
Yayá Touré

“Zidane e ndryshoi sistemin për të aktivizuar lojtarë të tjerë”
Dani Ceballos

“Bordi i Drejtorëve e kupton se ka një shpërpjestim të madh mes cilësisë së stafit të Real Madridit, i cili ka 8 futbollistë të nominuar për “Topin e Artë” të ardhshëm, diçka e paprecedentë në historinë e klubit”
Komunikata e shkarkimit të Lopetegui

“Meritoj respekt, sepse unë kam më shumë tituj se 19 trajnerët e tjerë të Premier”
Jose Mourinho

“Të tjerët kanë dashur të fitojnë titullin e MotoGP më shumë se Pedrosa”
Alberto Puig

“Që Alberto Puig të të lërë në paqe, nuk duhet të flasësh keq për të”
Dani Pedrosa

“Unë kam qenë në ballë të dallgëve për një kohë të gjatë dhe më pëlqen ky rol…, edhe pse ndonjëherë ndodh që varka të fut ujë”
Sergio Ramos

“Nuk e meriton as t’iu lidhë këpucët yjeve të mëdhenj që kanë luajtur me Manchester United”
Alan Shearer për Paul Pogba

“Është e padobishme të bëjmë udhëheqës një njeri, që shkon 20 herë në banjo para një ndeshjeje”
Maradona për Messi

“Në rastin e trajnerëve, kur dhe si e kuptojmë se ata nuk janë më të përgjegjshëm për drejtimin e një ekipi?”
Iker Casillas për Mourinho

“Sergio Ramos ka më shumë dështime se unë… Edhe Varane është më mirë se ai”
Dejan Lovren

“Nëse e shihni përsëri ndërhyrjen e Ramos ndaj Salah dhe nuk e dini që është lojtar i Real Madridit, do ta konsideroni direkt të pamëshirshëm dhe brutal”
Jürgen Klopp

“Klopp do të dëshirojë të gjejë justifikime, por kjo nuk është finalja e parë që humb”
Sergio Ramos

“Simeone e kritikon Real Madridin që të bëhet popullor te tifozët e tij”
Thibaut Courtois

“Injoranca është shumë e guximshme. Kur e dëgjoj këtë fëmijë, më kujtohet Totti, Buffon, Raul, Iker, Iniesta… Ata kanë fituar gjithçka dhe nuk ishin “Top i Artë”
Ramos për Griezmann