Ballina Suplement Arsimi Nesër “Studentët e revoltuar” protestojnë në sheshin e Tetovës

Nesër “Studentët e revoltuar” protestojnë në sheshin e Tetovës

“Studentët e Revoltuar” quhet kanali nëpër rrjetet sociale ku dëgjohen thirrjet e studentëve për të mbajtur protesta kundër, siç thonë ata, kushtet e studentëve në Maqedoni.

Protesta e tyre është parashikuar të mbahet nesër, e martën (18 dhjetor) në sheshin e Tetovës nga ora 12:30.

Pritet që të pranishëm të jenë një numër i madh studentësh. Ata kanë parashtruar një varg kërkesash ku denoncojnë kriminalitetin në Univerzitet dhe shitjen e notave që bëjnë profesorët universitar.