Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Nëse merrni kredi të re bankare në Maqedoni, tani një kusht i...

Nëse merrni kredi të re bankare në Maqedoni, tani një kusht i ri?

Nga viti i ardhshëm, qytetarët do të marrin vlerësim personal për kredi. Ai do t’iu ndihmojë më lehtë të marrin kredi, nëse kërkojnë, ndërsa bankave që tua miratojnë. Do ta kenë më lehtë në dispozicion edhe informacionin rreth asaj se kush dhe për çfarë arsye ua ka bllokuar llogarinë. Këto janë dy risitë e njoftuara nga Byroja e Kredive të Maqedonisë për vitin e ardhshëm. Byroja thotë se kjo reformë do të zbatohet me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Është e rëndësishme për çdo qytetar që të dijë në këtë kohë dinamike se ku ka borxh, çfarë borxhi ka dhe sa është shuma e detyrimit, dhe të mund të ketë qasje dhe të mos përballet me rritjen e kostove në shlyerjen e detyrimeve”, tha Toni Trajanov nga Byroja e Kredive. Përveç qytetarëve edhe kompanitë kanë hapësirë për të marrë raport dhe për të parë se me kë do të bashkëpunojnë. Ndërsa Byroja e Kredisë ka të dhëna edhe për 320 kompani që janë nga jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Byrosë së Kredive, rreth 1.4 milionë qytetarë dhe rreth 100.000 kompani në Maqedoni kanë kredi, hua ose fatura të papaguara. Të dhënat tregojnë se në këtë vend gjithsej 1.2 milionë qytetarë kanë marrë hua me karta krediti dhe 140.000 janë garantues. Byroja e Kredive të Maqedonisë ka informacione për të gjitha detyrimet që i kanë qytetarët ndaj kompanive, bankave , institucioneve shtetërore dhe atyre publike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews