Ballina Kronika Në Aeroportin e Shkupit konfiskohet stoli ari me vlerë 450 mijë euro

Në Aeroportin e Shkupit konfiskohet stoli ari me vlerë 450 mijë euro

Pamje e sotme nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupi

Gjatë një kontrolli të detajuar të një valixheje të një shtetasi turk, Dogana në Aeroportin Shkupi zbuloi dhe konfiskoi ar që ka vlerë të madhe.

Ndonëse bëhet fjalë për 400 gram, vlera e këtij arri llogaritet të jetë rreth 450 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Dogana bëjnë të ditur se është pritur disa ditë për të patur vlerësimin e saktë të materialit të konfiskuar.

Për këtë stoli luksoze, ndaj pronarit është ngritur padi penale për “kontrabandim” dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë.

VIDEO bonus:
Loading...