Ballina Aktualitet Lajme Ndotja e ajrit, Qeveria kërkon ndihmë nga donatorët e huaj

Ndotja e ajrit, Qeveria kërkon ndihmë nga donatorët e huaj

Pas dy viteve do të shihen rezultatet e para të Qeverisë kundër ndotjes së ajrit, deri kur pritet të zbatohen masat e ndërmarra, që sipas paralajmërimeve do ta ulin për 50 për qind nivelin e ndotjes. Megjithatë Qeveria kërkon ndihmë teknike dhe materiale nga donatorët ndërkombëtarët, pasi që 98 milion denarët e parapara nga buxheti vlerëson se janë të pamjaftueshme për këtë problematikë.

Zv/ministri i Ekologjisë, Jani Makraduli tha se me një pjesë të ndihmave do të mbulohen shpenzimet për riparimin e stacioneve matëse të cilat për momentin nuk punojnë.

Çdo ditë ka aktivitete në terren për zbatimin e planit kundër ndotjes, po ashtu qeverisja lokale është kyçur në mënyrë masive në zbatimin e këtij plani.9.31 Vetëm organizata suedeze SIDA ka paraparë një buxhet prej 2.5 milion eurosh që shpresoj që do t’i mbuloj shpenzimet për instrumentet matëse në stacionet matëse që për momentin nuk punojnë- deklaroi Jani Makraduli, zv/ministër i Ekologjisë.

Ndërkohë Qyteti i Shkupit si masë kundër ndotjes po shqyrton rritjen e çmimit të parkingut për të punësuarit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza “ dhe “ 8 Shtatori” nga 300 në 800 denarë, në ditët kur ndotja e ajrit shënon shifra alarmante.

Paralelisht më rritjen e çmimit të parkingut ofrojmë transport falas.8.20 Qëllimi është që të paktën në këto ditë kritike të stimulojmë përdorimin e automjeteve, si 22 për qind kontribuues në ndotjen e ajrit në Qytetin e Shkupit.”

Propozimi për shtrenjtimin e parkingjeve ka shkaktuar reagimin e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, të akuzuan se kjo masë dëmton qytetarët. Një reagim të ngjashëm pati edhe Sindikata e Klinikës “Nënë Tereza”. Vitet e fundit Maqedonia po përballet me ndotje të lartë të ajrit. Pothuajse nuk ka qytet që nuk është i prekur nga grimcat PM10.

@tn.lajmelokale
@tetovanews