Ballina Aktualitet Lajme Muhamet Zekiri propozon rrugëdalje nga qorrsokaku me termin “maqedonas” në Kushtetutë (VIDEO)

Muhamet Zekiri propozon rrugëdalje nga qorrsokaku me termin “maqedonas” në Kushtetutë (VIDEO)

Në prag të shqyrtimit të propozim-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese dhe propozim-ligjit kushtetues për zbatim të amendamenteve, është dorëzuar edhe një amendament tjetër për nënshtetësinë. Deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri, propozon që me ligjin kushtetues, sa i takon nënshtetësisë, përveç fjalëve “maqedonase / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” të shtohen fjalët “që nuk e përcakton ose paragjykon përkatësinë etnike të qytetarëve”.

Në nenin 2 (paragrafi 2) pika në fund të fjalës të zëvendësohet më presje dhe të shtohen fjalët “që nuk e përcakton ose paragjykon përkatësinë etnike të qytetarëve”.

“maqedonas / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që nuk e përcakton ose paragjykon përkatësinë etnike të qytetarëve”

LSDM-ja, nuk e përjashton mbështetjen për precizimin e këtij neni të kushtetutës, nëpërmjet ligjit për zbatimin e amendamenteve kushtetuese.

Në kuadër të debatit publik dhe në debatet në komisionin parlamentar, janë potencuar vërejtjet në këtë drejtim. Për ne është i pranueshëm çdo përmriësim që është në drejtim të ruajtjes së identitetit maqedonas por edhe të bashkësive tjera etnike në Republikën e Maqedonisë. Do të ishte mirë nëse do të bëhej ndarje më e qartë mes nënshtetësisë dhe përkatësisë etnike, dy kategori që nuk janë të lidhura. Me një amendament të këtillë, kjo do të arrihej”- thonë nga LSDM

Ditë më parë, amendamente për ligjin kushtetues dorëzoi edhe Aleanca për Shqiptarët, njëri që kishte të bënte po ashtu me nënshtetësinë kurse tjetri me nenin e Kushtetutës i cili përcakton juridikisht se me cilat vende kufizohet Maqedonia, ku mundon Republika e Kosovës. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk komentoi përmbajtjen e amendamenteve të dorëzuara nga partitë politike, duke thënë se sa të arsyeshme janë kërkesat e tyre, do të shihet gjatë debatit.

Do të shqyrtohen në lexim të dytë, amendamentet për atë tekst. Dhe nëse një ose më shumë amendamente do të pranohen, do të jenë pjesë e tekstit të ligjit dhe teksti i plotësuar me amendamentet e mundshme që do të pranohen në procedurë, do të shkojë në seancë plenare më 9 janar”-pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Afati për amendamente për ligjin kushtetues ka përfunduar të shtunën, kurse afati për amendamente për propozim-amendamentet e qeverisë do të përfundojë më 31 dhjetor. Seanca plenare për fazën e tretë të ndryshimeve kushtetuese është caktuar për më 9 janar. Amendamentetet dhe ligji kushtetues duhet të votohen me 2/3 e votave./ALSAT

@tn.lajmelokale
@tetovanews