Ballina Argëtim Showbiz Miss Universe Kosova ngec kur flet për vendin, përsërit të njëjtat gjëra...

Miss Universe Kosova ngec kur flet për vendin, përsërit të njëjtat gjëra (VIDEO)

Bukuroshja kosovare e vitit 2018 që përfaqësojë Kosovën në garën për bukuroshen e globit, Zana Berisha ka dështuar në të dy rrafshe që ta përfaqësojë Kosovën.

Çështja e parë, Zana Berisha nuk arriti të fitojë asgjë në “Miss Universe” që u mbajt në Tajlandë. Ajo u kthye në Kosovë pa asnjë çmim.

Por bukuroshja kosovare ka dështuar edhe të tregojë për vendin e saj, Kosovën. Ajo duket se e ka pasur mjaftë problem që të flasin për vendin e saj.

Ajo thotë se në Kosovë ka pasur luftëra, që sipas saj i bie se në Kosovë ka pasur disa luftra. Ajo madje e paraqet tashmë situatën si mjaftë të mirë në Kosovë. Nuk përmend izolimin e Kosovës e as numrin e madh të papunësuarve në Kosovë.

“Kosova është një vend i vogël domethënë ka popullsi të vogël nuk është vend i madh. Ne si popull pas gjithë atyre luftërave trazirave që na ka ndodhur po bëjmë një jetë më të mirë për shkak se kemi pasur trauma nga luftërat dhe këto gjërat, por tani jemi shumë mirë”, ka deklaruar ajo në një prononcim zyrtar në Tajlandë./Insajderi.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews