Ballina Aktualitet Rajoni Me mijëra protestues rrugëve të Beogradit, Vuçiqin e quajnë hajn dhe të...

Me mijëra protestues rrugëve të Beogradit, Vuçiqin e quajnë hajn dhe të korruptuar (VIDEO+FOTO)

Disa mijëra serbë u mblodhën sonte për të protestuar kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq Vucic dhe partisë së tij udhëheqëse, Partia Progresiste Serbe, në qendër të Beogradit.

Protestuesit e shumtë bërtitën “Vuçiq hajni” derisa marshuan paqësisht përmes qendrës së qytetit në protestën e katërt të këtillë në po kaq javë. Ata kërkuan liri të mediave, fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve opozitarë, raporton Reuters.

Përkrahësit e Aleancës për Serbinë, një grupacion opozitar i përbërë nga 30 parti dhe organizata, thonë se Vuçiqi është një autokrat dhe partia e tij është e korruptuar, diçka që liderët e saj e mohojnë kategorikisht.

Në një intervistë në televizionin pro-qeveritar “Studio B TV” gjatë protestës, Vuçiqi tha se ishte i gatshëm të diskutonte kërkesat e opozitës.

“Jam i gatshëm të shikoj se çfarë e shkakton pakënaqësinë tek populli”, tha ai, pasi u brohorit nga disa protestues teksa po hynte në ndërtesën e televizionit, transmeton Koha.net.

Vuçiqi më herët pati thënë se ishte i gatshëm të testonte popullaritetin e partisë së tij në zgjedhje të shpejta, por Vuk Jeremiqi, ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i partisë së vogël Partia e Popullit, pjesë e aleancës, thotë se opozita do të bojkotonte çdo zgjedhje.

“Nuk do të ketë zgjedhje legjitime në Serbi me pjesëmarrjen e opozitës derisa të krijohen kushtet normale për zgjedhje dhe për jetesë”, ka thënë ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews