Ballina Argëtim Me këtë ushqim e përballon Theresa May stresin e BREXIT

Me këtë ushqim e përballon Theresa May stresin e BREXIT

Karriera e saj mund të marrë fund të mërkurën nëse humbet vota për BREXIT-in. Vetë ministrat e qeverisë së saj janë janë rrjeshtuar kundër May-t duke i njollosur figurën dhe me thika pas shpine. Ndërsa situata është kritike në Britaninë e Madhe, dhe karriera e saj është në fije të perit, May po përballet me një stres të jashtëzakonshëm.

Shumë prej nesh në momente stresi gjejnë ngushëllim te ushqimi. Gjërat nuk kanë pse të jenë ndryshe edhe për kryeministren britanike. Në një intervistë për një gazetë Theresa May zbulon se çfarë konsumon kur është e stresuar.

Ajo mbush lugën me gjalp kikiriku direkt nga kavanozi, dhe e ha pa bukë. “Është një nga dobësitë e mia,” pranon kryeministrja May, ndërsa rrëfen se ndonjëherë e shoqëron me bukë të thekur.

“Por nuk është diçka që e bëj gjatë gjithë ditës,” shton ajo me bindje.

Theresa May rrezikon të humbasë vota të martën, ndërsa po përpiqet ta shtyjë ditën. Sipas raportimeve nga mediat britanike, May po përgatit një plan B që Brukseli t’i sigurojë një kompromis, ndërsa ministrat e qeverisë së saj e kanë bërë këtë më herët.

Megjithatë, në intervistën për Mail Sunday kryeministrja deklaroi se kish marrë 3000 mesazhe mbështetëse nga publiku për marrëveshjen e saj./Opinion.al

Loading...