Ballina Top Lajm Më 31 dhjetor skadon afati për paraqitje në DAP

Më 31 dhjetor skadon afati për paraqitje në DAP

Në më pak se dhjetë ditë nga afati përfundimtar për regjistrimin elektronik për deklaratën vjetore të tatimit, më shumë se një e treta e qytetarëve nuk e kanë plotësuar obligimin e tyre ligjor.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se janë formuar ekipet mobile që i mbledhin deklaratat tatimore të qytetarëve nga kompanitë ku ata punojnë në mënyrë që të shmangin vonesat dhe pasojat e padëshiruara.
Nga DAP-i u bën thirrje qytetarëve të mos presin për ditën e fundit kur ka shumë rrëmujë, transmeton Alsat M.

Çdo ditë regjistrohen nga dhjetë deri në dymbëdhjetë mijë tatimpagues dhe dinamika e regjistrimit është e kënaqshme në këtë periudhë. Ne presim që kjo dinamikë të rritet në periudhën e ardhshme, sepse përvoja e së kaluarës thotë se në ditët e fundit rritet numri i tatimpaguesve që përmbushin detyrimet e tyre ligjore “. – theksoi Muhedin Avdi – Udhëheqës i Sektorit të Tatimeve në DAP.

@tn.lajmelokale
@tetovanews