Ballina Aktualitet Kosovë Mbyllet edhe qendra e fundit e masazhit në Ferizaj

Mbyllet edhe qendra e fundit e masazhit në Ferizaj

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka vazhduar me aksione konkrete në kujdesin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe qytetarëve ndaj dukurive të dyshimta.

I tillë ishte edhe aksioni i fundit i Inspektoratit Komunal që rezultoi me mbylljen e qendrës së katërt të masazhit në rrugën “Kemajl Hetemi”, njëkohësisht qendra e fundit që operonte në territorin e Ferizajt. Ky aksion u realizua me asistimin e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësinë e Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, bashkë me inspektorët sanitar dhe të tregut.

Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha tha se ky aksion është në vazhdën e aktivitetit të zgjeruar të këtij institucioni kundër dukurive devijuese.

Ai theksoi se për mungesë dokumentacioni për veprimtarinë e ushtruar është mbyllur edhe kjo qendër. Ndryshe, me mbylljen e kësaj qendre, Ferizaj është ndër të rralla komuna ku në territorin e saj nuk operojnë biznese të tilla. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews