Ballina Argëtim Mbjellja e flokëve, modë në BDI-në e Strugës!? (Foto)

Mbjellja e flokëve, modë në BDI-në e Strugës!? (Foto)

VOX Struga ditë më parë njoftoi për mënyrën e mbjelljevetë flokëve në Turqi dhe se kjo dukuri po bëhet modë edhe në Strugë. Shumë struganë po vizitojnë Turqinë dhe kryejnë ndërhyrje të tilla në spitalet e Turqisë, me qëllim që të mbjellin flokë të reja dhe të rikthejnë pamjen e tyre të dikurshme. Në redaksinë tonë, ka ardhur një denoncim nga një qytetar, i cili na ka dërguar këtë fotografi ku shihen krerët e BDI-së dhe pushtetit lokal në Strugë, me stafin e një spitali në Turqi, të specializuar për mbjellje të flokëve.

Në fotografi shihet, Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, Kryetari i Rinisë së BDI-së në Strugë dhe Kryetar i Komisionit Zgjedhor Komunal, avokati Bledar Ziba, Kryetari i Bordit të Universitetit privat të Ramiz Merkos dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, Armen Kadriu, si dhe biznesmeni nga Struga, që ka fituar shumicën e tendereve gjatë gjithë qeverisjeve të Ramiz Merkos.

“A mos vallë paratë tona nga taksat dhe tatimet shkojnë për mbjelljen e leshit të funksionerëve të BDI-së”- shprehet i shqetësuar denoncuesi i fotografisë.

Siç mund ta shihni, dy nga personat në fotografi, janë përgatitur për të kryer ndërhyrjen mjekësore dhe të rikthejnë flokët e humbura.

“A llogaritet ky njëlloj investimi i Kryetarit të Komunës së Strugës? A është shembull i mirë Artan Grubi, që me mbjellje leshi të mund të arrish majat e karierës politike dhe të bëhesh i parapëlqyeri i Musa Xhaferit” – vazhdon denoncimi i qytetarit./VOX Struga

@tn.lajmelokale
@tetovanews