Ballina Shëndeti Këshilla Mbani shënim këto 7 rregulla lumturie, nga Michelle Obama!

Mbani shënim këto 7 rregulla lumturie, nga Michelle Obama!

Libri biografik i Michelle Obamës është zyrtarisht në treg, dhe shitjet e tij kanë kaluar pritshmëritë në SHBA. Në këtë libër të një rrëfimi të sinqertë e intim, Michelle tregon historinë e jetës së saj që nga fëmijëria derisa u bë Zonja e Parë e SHBA-ve. Në të, ajo ndan kujtimet e saj të trishtuara, të lumtura, frikën, dyshimet, dhe vështirësitë me të cilat është përballur.

Dritare.net do ju tregojë rregullat dhe parimet që ndjek Obama, dhe rezulton të jenë shumë të thjeshta.

1. Shikoni dështimet si mundësi

Në vitin 2016, Michelle Obama mori pjesë në një diskutim ndërkombëtar rreth qasjes së vajzave në arsim. Në fjalën e saj ajo inkurajoi vajzat e reja që të mbështesin njëra-tjetrën,  dhe të mos kenë frikë nga dështimi. Në librin e saj ajo shkruan se duhet të luftosh me frikën sapo ajo të shfaqet.

2. Mos i shikoni sfidat si disavantazhe

Michelle Obama është një grua që e di ç’do të thotë të kapërcesh sfidat. Në librin e saj ajo shkruan që ka qenë e vetmja afro-amerikane në kolegj, të gjithë të tjerët ishin të bardhë dhe kishte paragjykime. Por pengesat dhe paragjykimet nuk e rrëzuan këtë zonjë të fortë, sepse ajo ecte me idenë që sfidat nuk duhen parë si disavantazhe.

3. Mësoni vlerat tuaja dhe mos kërkoni falje për atë që jeni

Është e trishtueshme, por ne ende jetojmë në një botë ku, llogaria bankare, mjedisi shoqëror dhe ngjyra e lëkurës, përcaktojnë qëndrimin tonë ndaj një personi. Të gjithë dëgjojmë komente gjykuese për veten, por këshilla e zonjës Obama është të refuzoni çfarë thonë të tjerët. “Kjo nuk është për mua, por për personin që e ka thënë”, mbajeni mend këtë parim.

4. Jepini përparësi vetes

Pasi vajzat bëhen nëna, e vendosin veten në fund të listës. Michelle Obama tregon se kur ajo u martua me Barack Obamën dhe u bë nënë, nuk i kushtoi shumë kohë vetes së saj.  Por gjërat ndryshuan kur ajo kuptoi që vet ishte përgjegjëse për lumturinë. Rutina e saj më pas ndryshoi, ajo i dha përgjegjësit familjare që i takonin Barack. Kjo e bëri Michelle Obamën të kuptonte që duhet t’i japim përparësi vetes, pavarësisht sesa të zëna dhe përgjegjësi keni.

5. Vendosja e qëllimeve të reja dhe numërimi i fitoreve

Gjatë gjithë biografisë së saj në “Becoming”, Michelle flet për qëllimet që ajo i ka vendosur vetes në periudha të ndryshme të jetës. Ajo ka treguar qindra synime, që nga ato të shkollës e deri te ato të jetës familjare e në Presidencë.

Michelle shprehet që pyetja e cila gjithmonë duhet t’i bëjmë vetes është; “A jam mjaftueshëm mirë?”

Gjithmonë analizoni dhe vendosni qëllime të reja, dhe mos harroni të numëroni fitoret.

6. Planifikoni jetën tuaj dhe mbani përgjegjësi për të

Planifikimi është thelbësor, kjo është çfarë Michelle na thotë të gjithëve ne, në librin e saj. Michelle e kishte mësuar që e vogël planifikim, pasi ishte rritur në një familje të klasës punëtore dhe me një prind me aftësi të kufizuara. Asaj i ishte dashur të planifikonte çdo gjë, që të kishte një ditë produktive.

7. Argëtohuni dhe në kohë të vështira

Michelle Obama e di sesa e rëndësishme është të qëndrosh lart, kur jeta bëhet e vështirë. Argëtimi dhe buzëqeshja të japin fuqi për të kapërcyer çdo pengesë. Kur ekonomia amerikane ishte në formë të vështirë, ajo gjeti mënyrën për t’i bërë njerëzit e lumtur. Ajo dhe Barack, organizuan një festë Halloween-i për fëmijët lokalë dhe familjet ushtarake, në Shtëpinë e Bardhë. Michelle tregon në librin e saj që gjithmonë provonte këto mënyra argëtimi në kohë të vështira, sidomos për fëmijët./E.B-dritare.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews