Ballina Aktualitet Lajme Maqedonia kaplohet nga reshjet e borës, shpallen ndalesa lëvizjeje për automjetet e...

Maqedonia kaplohet nga reshjet e borës, shpallen ndalesa lëvizjeje për automjetet e rënda (Video ekskluzive nga Strazha)

Gjatë pasditës së sotme dosa rajone të Maqedonisë janë përfshirë nga të reshurat e borës, ndërkaq gjatë natës pritet që bora të kaplojë edhe pjesë tjera të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë borë pritet të ketë në perëndim të Maqedonisë, kurse deri në paraditën e nesërme, shtresa e borës pritet të mbulojë tërë territorin e vendit.

Në lidhje me komunikacionin, ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se në rrugën Mavrivë-Dibër është shpallur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda. Ndalesë ka edhe për kalimin nëpër Strazhë, në rrugën Gostivar-Kërçovë./Telegrafi/

https://youtu.be/zZ7LJ4KcESk

@tn.lajmelokale
@tetovanews