Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Maqedonia e shndërruar në “dhomë gazi”, qytetarët po mbyten nga ajri i...

Maqedonia e shndërruar në “dhomë gazi”, qytetarët po mbyten nga ajri i ndotur

E gjithë Maqedonia është duke u mbytur nga ajri i ndotur. Stacionet matëse gjatë fundjavës përsëri tregojnë një përqendrim të lartë të grimcave PM10. Qytetarët nga dita në ditë po revoltohen gjithnjë e më shumë për shkak të pamundësisë së autoriteteve për t’u marrë me një nga problemet më të mëdha të shtetit.

Në listën e 10 qyteteve më të ndotura në Europë, tre janë nga Maqedonia.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në listën e 10 qyteteve më të ndotura në Evropë, pesë janë nga Ballkani, nga të cilët tre janë nga Maqedonia – Shkupi, Tetova dhe Manastiri, kurse pas tyre pësojnë Tuzla (Bosnja dhe Hercegovina) dhe Plevlja (Mali i Zi).

@tn.lajmelokale
@tetovanews