Ballina Bota Macron në hall, opozita franceze bashkohet për mocion mosbesimi

Macron në hall, opozita franceze bashkohet për mocion mosbesimi

Partia Socialiste dhe Partia Komuniste në Francë, por edhe parti tjera të majta janë shprehur shumë të pakënaqura me reagimin e qeverisë rreth kaosit që është krijuar në vend pas protestave të “Jelekëve të Verdhë” për çmimin e karburantit dhe taksa të tjera, ndaj kanë deklaruar se do të paraqesin të hënën kërkesën për mosbesim ndaj kryeministrit Emmanuel Macron.

“Në ditët e ardhshme, ne do të përpiqemi të zgjerojmë grupin e njerëzve që mund të bashkëngjiten në këtë lëvizje me ne, duke përfshirë edhe parti tjera politike”, u shpreh lideri i Partisë Socialiste Franceze, Olivier Faure gjatë ditës së sotme.

Partia e Macron ka shumicën në parlamentin francez me 577 vende, ndërsa partitë e majta nuk i afrohen me numra partisë qeverisëse, por kjo nuk i ka penguar të dalin për të kërkuar rrëzimin e Macron, edhe pse do të jetë një mision tepër i vështirë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews