Ballina Top Lajm LIVE – Studentët tek Parlamentit: Nuk do lejojmë deputetët të dalin nga...

LIVE – Studentët tek Parlamentit: Nuk do lejojmë deputetët të dalin nga parlamenti (VIDEO)

Nën thirrjen “Edi Rama lëre mallin, hajde na qaj hallin”, studentët refuzojnë çdo dialog me Kryeministrin, duke kërkuar zyrtarizimin e kërkesave të tyre.

Studentja për Ora News: Duam të plotësohen kërkesat tona, të plotësohen në mënyrë zyrtare. Për çfarë duhet dialogu?E kemi duruar shumë, paguajmë prej vitesh tarifa shumë të lartë.Të gjithë pushtetarët duhet të kishin bërë më shumë për arsimin, e kanë lënë për 28 vite në harresë.

Arsimi ka marrë fund.Nuk kemi karrige ku të ulemi, ulemi në tokë. Konviktet në kushte skandaloze. VKM i vuri kupën. Nuk do të ndalemi.U them pushtetarëve që të mos presin që të largohemi nga këtu. Do jemi këtu çdo ditë.

Pedagogët të na bashkohen këtu, mos të na mbështesin në rrjetet sociale. Nëse e ndjejnë që duan të jenë këtu me ne, të na bashkohen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews