Ballina Kronika Lista e 15 më të kërkuarve në Kukës, mes tyre Zylfie Haklaj...

Lista e 15 më të kërkuarve në Kukës, mes tyre Zylfie Haklaj (FOTOT-EMRAT)

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme, skedat dhe fotografitë e 15 personave më të kërkuar në qarkun e Kukësit, ku mes tyre është edhe një femër.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Kukësit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, apelon policia.

Në listën e më të kërkuareve nga policia, janë 15 persona, mes të cilëve edhe Zylfie Haklaj, e akuzuar për vrasje dhe e dënuar me 25 vite burg.

Ajo tashmë ndodhet në Suedi ku ka përfituar azil politik dhe kohët e fundit ka denoncuar në media se zinxhiri i vrasjeve dhe hakmarrjes ndaj vëllezërve dhe familjes së saj është vepër e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mes të shumëkërkuarve është edhe Besmir Xhepexhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews