Ballina Shëndeti Lëvorja e portokallit është një “thesar”, ja ç’përfitimesh ka

Lëvorja e portokallit është një “thesar”, ja ç’përfitimesh ka

Portokalli duket të jetë një frut me veti të jashtëzakonshme dhe ndër më të rekomanduarit nga mjekët në këtë sezon.

Kjo pasi, portokalli përmban një sasi të lartë të vitaminës C dhe vetëm rreth 85 kalori. Por, më e rëndësishmja është se nuk përmban yndyrë, kolesterol ose natrium.

Portokajtë gjithashtu ofrojnë përfitime shëndetësore, duke filluar nga përmirësimi i sistemit imunitar në shëndetin e zemrës e deri në përmirësimin e lëkurës.

Por edhe lëvoret e portokalli kanë shumë benefite, pasi ato ndihmojnë me kollën, me to mund të ndizet zjarri, apo mund të shtohen në vaskë si aromatizues natyral.

Lëvoret e portokallit gjithashtu mund të përdoren si aromatizues në frigorifer, duke dhuruar një aromë vërtet të këndshme

@tn.lajmelokale
@tetovanews