Ballina Aktualitet Lajme Lëvizja BESA reagon ndaj deklaratës së kryeministrit Zaev të dhënë kundër formimit...

Lëvizja BESA reagon ndaj deklaratës së kryeministrit Zaev të dhënë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

Kosova është shtet i pavarur dhe ka të drejtën legjitime të ketë ushtrinë e saj për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe lirisë së qytetarëve të saj. Deklarata e nxituar e kryeministrit Zaev kundër ushtrisë së Kosovës, sa është fyes për një shtet të lirë, po aq tingëllon si nacionalizëm i kohëve të shkuara.

Lëvizja BESA kërkon nga kryeministri i vendit që të distancohet nga kjo deklaratë skandaloze dhe të kërkojë falje publike, kur dihet botërisht se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-së.

Deklarata e tij shfaq fytyrën e vërtetë të Maqedonisë “multietnike”, i bën të ndjehen të ofenduar e dhe shqiptarët e këtij vendi, të cilët i dhanë mandat të plotë për të qeverisur dhe jo për të nxjerrë nga goja broçkulla dhe barbarizma nacional-komuniste.

Me këtë dëshmon se qëndrimi i kryeministrit Zaev është i dirigjuar nga Vuçiq, kryeministër i Serbisë, i cili është kategoriskisht kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.

Lëvizja BESA
Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit Bilall Kasami

@tn.lajmelokale
@tetovanews