Ballina Aktualitet Opinione Lesi: Rama ikën në qershor, Shqipëria futet në luftë civile

Lesi: Rama ikën në qershor, Shqipëria futet në luftë civile

Nikollë Lesi ka shtruar tezën se Edi Rama është duke u larguar nga të qënit kryeministër duke lënë në vendin e tij Pandeli Majkon, i cili sipas tij ka mbështetjen e Xhafës dhe Erion Veliajt. Në një shënim në “KJ”, Lesi flet edhe për një skenar të errët, siç është lufta civile që do të ndodhë sipas tij sepse opozita nuk do të pranojë të futet në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Pjesë nga shënimi i Lesit

PS-ja po zien si kazan. Qeveria e shpartalluar nga protestat e studentëve të dhjetorit të dytë si dhe nga dosjet e fundit korruptive, akoma nuk po e merr veten e duket se do vijojë krisjen e çarjen. Kryeministri donte ta ndryshonte rrënjësisht kabinetin qeveritar, por nuk arriti, sepse pati kundërshtime në kryesi e jo vetëm. Edhe oligarkët reaguan, duke kërkuar që tre ministra-lobistë të interesave të tyre të mos shkarkohen. Nga ana tjetër Edi Rama e di mjaft mirë se edhe nëse e ndryshon qeverinë, prapë nuk do ketë ditë të qeta, sepse opozita nuk futet në zgjedhjet vendore në qershor me kryeministër Ramën.

Pra do ketë zgjedhje që të mos votohet, sepse e gjithë opozita me datë 30 qershor do të djegë çdo kuti votimi. Praktikisht kësaj i thonë luftë civile.

Asnjë nuk e dëshiron këtë situatë, as vetë Rama. Ndaj po del në skenë si zgjidhje e detyruar Pandi Majko, natyrisht si kryeministër. Majkon e pranon edhe PD, sidomos LSI e duartroket. Pandi ka lidhje me amerikanët dhe mbetet akoma i besuari i tyre që nga Lufta e Kosovës, kur ishte kryeministër. Majkon e miratojnë si zgjidhje edhe Fatmir Xhafaj e Erion Veliaj. Edhe studentët e këtij dhjetorit të dytë e duan si dhjetorist të parë. Natyrisht kjo qeveri do jetë për zgjidhje krize e jo për të bërë reforma. Ndaj Pandi bëhu gati! Edi Rama të do si zgjidhje, por pa shkuar te Berisha për tu takuar si dikur në hotel Rogner!
Dy herë ke qenë kryeministër i PS në kohë krizash, ndaj kjo është e treta e verteta.
Pandi, bëhu gati

@tn.lajmelokale
@tetovanews