Ballina Aktualitet Kosovë Lekaj thumbon Thaçin dhe mburr Haradinajn për formimin e ushtrisë

Lekaj thumbon Thaçin dhe mburr Haradinajn për formimin e ushtrisë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj mendon se vendosmëria e kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë që qytetarët e Kosovës t’i gëzohen sot formimit të ushtrisë së Kosovës.
Duke kujtuar të kaluarën dhe tentativat e dështuara për formim të ushtrisë, Lekaj e lë meritor Haradinajn për transformimin e FSK’së.

“Ju e dini se ka pasur tentativa për formimin e ushtrisë që nuk kanë përfunduar me sukses. Në këtë drejtim Haradinaj e ka bërë më të mirën të mundshme duke i koordinuar punët me vendorët dhe ndërkombëtarët”, shpjegoi Lekaj

“Guximi dhe komunikimi me të tjerët ka bërë që sot ushtria të votohet prej 107 deputetëve. Për herë të parë deputetët kanë votuar unanimisht”, tha Lekaj.

“Po mos të ishte guximi i Haradinajt sot nuk do të dilte në Kuvend votimi i ushtrisë’, shtoi tutje ai.

Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri projektligjet e FSK’së që mundësuan formimin e ushtrisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews