Ballina Aktualitet Lajme Kur hambarët kthehen në… afreske murale

Kur hambarët kthehen në… afreske murale

Piktura, që tregon një djalë të ri që po rritet, ndodhet në portin e Incheonit, në perëndim të Seulit dhe mbush një sipërfaqe prej 23 688 metrash katrore.

Kjo pikturë, është porositur nga komuna e Incheonit dhe nga autoritetet të portit për t’i dhënë një pamje të re infrastrukturës industriale që po përkeqësohet me kalimin e kohës.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap, ky projekt është frymëzuar nga kollektivet artistike gjate viteve 20 permes Amerikës dhe Meksikës.

Njëzet e dy artistë kanë përdorur më shumë se 850 000 litra bojë për të treguar histoninë e tyre, që reflekton katër stinët. Ky projekt ka kushtuar 430 000 euro.

Hambarët ngjajnë tashmë si kopertina libri./atsh

@tn.lajmelokale
@tetovanews