Ballina Kronika Kroati mashtron biznesmenin nga Tetova, ia zhvat 40.000 euro

Kroati mashtron biznesmenin nga Tetova, ia zhvat 40.000 euro

Tetovari ka mbetur pa 40 mijë euro, me të cilat kishte ndërmend të pajiset me makineri pune në Itali, sepse u mashtrua nga një kroat, gjoja pronar kompanie

SPB – Tetovë dyshon se personi me inicialet M.K., vjeç 38, banor i Kroacisë, ka kryer vepër penale, mashtrim.

Sipas policisë, A.G. vjeç 34. nga Strimnica e Tetovës, menaxher i firmës nga Strimnica, muajin e kaluar ka denoncuar një mashtrim që i ka ndodhur atij. Biznesmeni sqaroi se paaraprakisht ka realizuar kontakt telefonik me një person të panjohur, i cili u prezantua si pronar firme në Milano të Italisë.

Tetovari ishte i interesuar për blerje të mjeteve për punë, prandaj më 26 nëntor dërgoi përfaqësuesin e tij në Itali, të cilit iu prezantuan mjetet e punës. Përfaqësuesi la 8000 euro si paradhënie personit që i dorëzoi një fotokopje të letërnjoftimit të kroatit.

Të dy ranë dakord për shitblerjen, kështu që A.G. i pagoi firmës edhe 32000 eurot e tjera, por pastaj M.K ndërpreu të gjitha kontaktet me tetovarin, kurse mjetet e paguara të punës nuk u dërguan në destinacion./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews