Ballina Aktualitet Opinione Kosova është Amerikë! Amerika është Kosovë!

Kosova është Amerikë! Amerika është Kosovë!

Skënder Karaçica

Në doktrinat ushtarake në botë,ushtritë janë segmente të sigurisë dhe të mbrotjes së një vendi dhe të popujve.Ushtria e Kosovës sot u bë pjesë e doktrinave të ushtrive të botës për ruajtjen e paqes dhe përgjegjëse për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Në aktivitetin e mëtejmë të Ushtrisë së Kosovës,propozoj që Qeveria Ramush Haradinaj në Prishtinë të përgatis Ligjin për regrutët e rinj shqiptaro-amerikanë nga Amerika,që vullnetarisht do të rreshtohen si ushtar në rreshtat e kësaj ushtrie dhe,me dëshirën që shumica prej tyre pas shërbimit ushtarak të ndalen në Kosovë për studime e jetë të re të familjeve shqiptare.

Diaspora shqiptare në Amerikë ndër vite ka zhvilluar projektin kombëtar për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.Amerika është Gardiani i lirisë dhe pavarësisë,kurdoherë në krah të Kosovës dhe mike e përjetshme !

Kosova është Amerikë! Amerika është Kosovë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews