Ballina Aktualitet Rajoni Judah: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duket ende në horizont

Judah: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duket ende në horizont

Analisti britanik Tim Judah ka thënë se marrëveshja midis Kosovës e Serbisë nuk duket ende në horizont, përkundër angazhimmit të administratës së Presidentit amerikan, Donald Trump.

“Mendoj se asgjë nuk do të ndodhë së shpejti dhe se situata do të mbetet pakashumë e njëjta edhe pas një viti”, ka thënë Judah për avgjencinë serbe të lajmeve Beta.

“Thaçi nuk ka fuqi në parlament, ndërsa SHBA nuk ka çfarë t’i ofrojë Vuçiqit”, ka shtuar ai.

Judah e ka vlerësuar si të paqëndrueshëm besimin se kjo marrëveshje është “e prekshme”, siç është shprehur Presidenti amerikan, Donald Trump, në letrat që ua ka dërguar Presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

“Në dy muajt e fundit marrëdhëniet mes Beogradit e Prishtinës janë përkeqësuar shumë. Pra, asgjë nuk tregon se marrëveshja është ‘e prekshme’”, ka thënë ai.

Judah ka thënë se disa njerëz të administratës së Presidentit Trump, si këshilltari për sigurinë nacionale, John Bolton, e njohin situatën në Ballkan, kurse vetë Trump nuk ka njohuri për këtë rajon.

“Ju kujtohet shkrimi i ‘Mond-it se Trump nuk e dallon Ballkanin nga Baltiku. Ai as që e di ku gjendeni”, është shprehur analisti britanik. (r.m.)

@tn.lajmelokale
@tetovanews