Ballina Aktualitet Rajoni Jelekët portokalli: Do t’i vëmë flakën buldozerëve të oligarkëve të Ramës

Jelekët portokalli: Do t’i vëmë flakën buldozerëve të oligarkëve të Ramës

Banorët e “Astirit” kanë avancuar sot kërkesat e tyre duke kërkuar anullimin e të gjithë projetit të “Unazës së Madhe”. Nga kërkesa për mosprishjen e shtëpive të tyre, ose kompesim 100% banorët të gjithë në kor thërisnin: “Projekt hajdutësh, qeveri hajdutësh”, në sytë e kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetëve të opozitës së bashkuar.

Dalja e parregullësive të tenderit 40 milionesh në emisionin “Të paekspozuarit” dhe konfirmimi i autoriteteve amerikane se ai është fituar me dokumenta të fallcifikuara, i ka dhënë një hov kërkesave të tyre.

Kjo ka bërë që nga halli i një komuniteti protesta të përshkallëzohet në një problem sistemik. Ata kanë kërkuar të dielën në mbrëmje as më pak dhe as më shumë sesa largimin e kryaministrit Rama, ndërkohë që kanë pasur një paralajmërim për oligarkët më të cilët ai ndan paratë: “nëse ata guxojnë të sjellin makineritë e tyre për të shembur shtëpitë tona, ne do ti vëmë flakën atyre” tha njëri nga protestuesit e ngjitur në tribunë i cili u pasua nga brohoritjet e turmës.

Një thashethemnajë e përhapur ditët e fundit pretendon se bultozerët për shembejen e shtëpive mund të shfaqen të martën tek unaza e re, pikërisht ditën që studentët kanë paralajmëruar kulmin e manifestimit të tyre. Pikërisht për këtë organizatorët e tubimit tek unaza kanë filluar të sillen edhe si politikanë. Megjithëse u përzuna një ditë më parë nga protesta para ministrisë së arsimit ata deklaruan se e mbështesin me të gjithë forcën atë.

Por gjatë mbrëmjes së sotme, banorët kanë paralajmëruar se ka informacione që ditën e martë në mëngjes do të sulmohet Unaza e Re, ndërsa kanë bërë thirrje që të mos largohen, që të mos gjenden të papërgatitur. Në ditën e 36-të të protestës ata u shprehën të vendosur që projekti duhet të anulohet në të 3 lotet.

©Lapsi.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews