Ballina Aktualitet Shqipëri Jehona në mediat botërore: Studentët shkundën qeverinë Rama

Jehona në mediat botërore: Studentët shkundën qeverinë Rama

Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar shkarkimin e tetë ministrave nga kryeministri Edi Rama, si një veprim i nxitur nga studentët.

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” raporton se largimi i ministrave erdhi si pasojë e protestave të studentëve, pavarësisht se kërkesat e tyre ishin më shumë të natyrës ekonomike.

Ndërkohë, “Balkaninsight” shkruan se Rama ka shkarkuar gjysmën e kabinetit qeveritar pas protestave të studentëve në rrugët e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Kjo ngjarje është raportuar edhe prestigjozes “The Associated Press”, e cila ë vë theksin e lajmit të saj të fakti se kreu i qeverisë shkarkoi kabinetin pas protestave të studentëve, për të treguar se ai është në krahun e të rinjëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews