Ballina Aktualitet Lajme Ivanov: Më shumë i besohet “Ninxhës” se sa Institucioneve (Video)

Ivanov: Më shumë i besohet “Ninxhës” se sa Institucioneve (Video)

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka hedhur poshtë pohimet se natën e 27 prillit ka përgatitur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Bashkëpunëtorët e tij të afërt Sinisha Aleksovski dhe Boris Josifovski, kanë dhënë deklaratë në Prokurori, ndërsa Ivanov pret që të zbardhet se kush e ka përgatitur skenarin, kush e ka organizuar dhe për çfarë qëllimi. Sipas tij ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ka pasur kohë të mjaftueshme prej 1 vit e gjysmë që të hetoj se vallë përfaqësues të Armatës kanë qenë pjesëmarrës, apo pjesë e atyre që thonë se është përgatitur shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Opinioni i beson një të akuzuari, dhe jo institucioneve zyrtare. Kishte deklaratë edhe prokurorja, kishte njoftim edhe nga Armata dhe kabineti. Gjithsesi se deklaratat tona janë më përmbajtjesore se deklarata e një të akuzuari i cili bën çmos që të shmang atë çfarë i takon. Pyesni se cilët kanë qenë gjeneralët atë ditë, kush ishte Kryeshef i Shtatmadhorisë. Tanimë kemi qeveri të re dhe ministre të re për mbrojtje, e cila gjithë këto muaj ka mundur të shoh se çfarë ka në Ministrinë e Mbrojtjes për atë ditë, sepse gjithçka evidentohet. Armata nuk është organizatë joqeveritare, por institucion që mban evidencë për çdo ditë, për çdo orë, për çdo ushtar dhe eprorë”, deklaroi Gjorge Ivanov.

@tn.lajmelokale
@tetovanews