Ballina Argëtim Kuriozitete Itali, prifti luan 900 mijë euro në kazino!

Itali, prifti luan 900 mijë euro në kazino!

Ai shpenzoi gati një milion euro në lojërat elektronike. Por këtë herë protagonist ka qenë një ish prift i famullisë së Shën Gjon Baptistit të Verona të Italisë. Prifti e udhëhoqi famullinë nga viti 2007 deri në vitin 2017, përpara se të transferohej.

Ai quhet Don Giuseppe Modela, ish-prift në Veronë, i cili ka “djegur” thuajse 1 milion euro, duke shkelur rregullat e Dioqezës dhe të Kishës Katolike.

Me justifikimin për të ndihmuar të varfrit, gjatë viteve ai huazoi 900 mijë euro, por paratë nuk u kthyen kurrë. Priftërinjtë iu drejtuan peshkopit, i cili premtoi një konfrontim për të zgjidhur çështjen.

Dioqeza vendosi të transferojë priftin, i prekur nga ludopatia, për ta ndihmuar atë të shërohet nga varësia e kumarit.

“Ne huazuam para nga të gjithë, përfshirë të moshuarit dhe pensionistët,” thanë besimtarët, të cilët tani duan që paratë t’u kthehen prapa.

@tn.lajmelokale
@tetovanews