Ballina Diaspora Ish-ushtari i UÇK-së nga Shkupi pronar i njërit nga lokalet më të...

Ish-ushtari i UÇK-së nga Shkupi pronar i njërit nga lokalet më të njohura në Solloturn të Zvicrës (VIDEO)

Fillimi i 2001-shit e ka gjetur si ushtar në Armatën e Maqedonisë. Në kohën kur ka filluar lufta, ai nuk ka mundur të bëhet rehat në radhët e ushtrisë maqedonase. Ka lëshuar ARM-në dhe ka ikur në Kosovë, prej ku është kthyer në radhët e UCK-së në Radushë, një nga vatrat e kapluara nga flakët e luftës.

Pas luftës sërish është kthyer në Kosovë, sepse është kërkuar nga policia si dezertor nga ushtria e Maqedonisë. Ka qenë i detyruar të shkojë azilant në Zvicër. Pas disa viteve punë të ndryshme fizike, i buzëqesh fati në vitin 2013.

Që atëherë ai menaxhon lokalin Latino Bar, mjaft të njohur në Balstal të kantonit Solothurn. Por rruga deri te suksesi nuk ak qenë fare e lehtë.

Ndërtesa ku gjendet Latino Bar ka peshë historike për rajonin e Balstalit. Ajo është e vjetër 460 vite dhe është shtëpia e gjashtë e ndërtuar në këtë rajon. Për këtë arsye gjendet edhe në listën e objekteve të mbrojtura nga Unesko.

Për shkak të historikut, Latin Bar në Bastal vizitohet nga shumë turistë që vizitojnë Zvicrën, e veçanërisht nga ata që vijnë prej shteteve me popullatë latine. Ky bar është adresë e preferuar e cila frekuentohet jo vetëm nga musafirë të rëndomtë, por edhe nga figura të njohura.

Të mbash lokal në një objekt me peshë kaq të madhe për historinë e këtij rajoni zviceran nuk është punë e lehtë. Është përgjegjësi e madhe, por pronari ia ka besuar një shqiptari jo vetëm shkaku i levërdisë ekonomike, por edhe për shkak se ka dëgjuar që shqiptarët kujdesen në maksimum kur ua len një gjë në besim. Ky besim është një shtysë për Suatin që të tregojë kujdes të dyfishtë jo vetëm për biznesin, por edhe për historinë e lokalit që e menaxhon./Gazeta Lajm

@tn.lajmelokale
@tetovanews