Ballina Aktualitet Kosovë Imami nga Mitrovica lutet për Thaçin: Është në situate delikate

Imami nga Mitrovica lutet për Thaçin: Është në situate delikate

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi ka thënë ndihet keq kur liderët shtetëror të Kosovës bëhen servilë karshi ndërkombëtarëve, pasi, sipas tij, edhe SHBA edhe miqtë tanë ndërkombëtarë e dinë se ne jemi shumicë myslimane.

Duke folur për figurën e presidentit Hashim Thaçi, Latifi ka thënë se i pari i shtetit është në një situatë delikate, që sipas tij, ose do të shënojë faqen e bardhë të historisë ose do të mbetet në faqen e zezë të historisë shqiptare.

“Lus Zotin që ai të jetë në faqen e bardhë të historisë, sepse është në një pozitë delikate”, tha Latifi.

“Më dhimbet me dalë servil Presidenti i Kosovës, apo Kryeministri i Kosovës para çdokujt tjetër. Ai që nuk përfaqëson kulturën dhe besimin e familjes së tij, fqinjëve të tij nuk fiton autoritet as te tjetri. Duaje tënden, të respektojnë të tjerët”, ka thënë Latifi, shkruan Telegraf.

@tn.lajmelokale
@tetovanews