Ballina Lajme Maqedoni Ikja e Gruevskit, Prokuroria i kontrollon incizimet

Ikja e Gruevskit, Prokuroria i kontrollon incizimet

SHPËRNDAJE

Lënda për arratisjen e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski në Hungari ende është në procedurë parahetimore në Prokurorinë Publike. Ashtu siç thonë nga Prokuroria për “Fokus”, prokurori kompetent po i ndërmerr të gjitha masat e patjetërsueshme që të zbardhet rasti, njofton Portalb.mk.

“Janë dhënë disa urdhra për mbledhjen e dokumentacionit, janë siguruar edhe të ashtuquajturat “Save sity” incizime, incizime nga video-kamerat e pikave kufitare, por edhe një sërë njoftimesh nga institucionet. Njëkohësisht, është kërkuar edhe ndihmë juridike ndërkombëtare. Për momentin janë duke u shqyrtuar video-incizimet e kamerave të sigurisë. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për material të madh që duhet të analizohet është e nevojshme kohë që të miratohet vendim përkatës prokurorial”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë në lidhje me procedurën për arratisjen e Gruevskit.

Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se opinioni do të informohet në mënyrë përkatëse për gjetjet dhe njohuritë nga hetimi. Në polici po zhvillohet procedurë për shqyrtimin e përfshirjes eventuale të zyrtarëve policor dhe personave të jashtëm në arratisjen e ish kryeministrit, pak para se të shkojë në burg.