Ballina Aktualitet Sociale I shoqi luante kumar, nëna me dy fëmijë në qiell të hapur...

I shoqi luante kumar, nëna me dy fëmijë në qiell të hapur bën apel për ndihmë

Në emisionin “Pa gjurmë” u prezantua historia e Najada Kalemajt, nënë e dy fëmijëvë të braktisur nga i ati. Gjatë emisionit Najada ka treguar historinë e saj të trishtë duke kërkuar edhe apel për ndihmë.

26-vjeçarja nga Ballshi, u njoh me ish- bashkëshortin Fatmir Alushi nga Vlora, në qytetin e vogël të lindjes, që kur ishin fare të rinj. Mes tyre lind një miqësi që pas do të finalizohej në bashkëjetesë. Lidhja e tyre zgjati rreth 3-muaj e më pas Najada e prenzanton me prindërit e saj. Bexheti dhe Trendelina i kërkuan takim prindërve të Fatmirit , Nadir dhe Zyra Alushit për të lidhur këtë krushqi të re. Këta të fundit nuk pranuan pasi e dinin vesin e djalit dhe nuk donin që të përfshiheshin. Fatmiri e rrëmben Najadën dhe në vitin 2008 fillojnë bashkëjetesën.

Transferohen nga Ballshi për në Elbasan ku Fatmiri punonte në një furrë bukë. 3-muajt e parë marrëdhënia mes çiftit ishte shumë e mirë. Pas kësaj periudhe Fatmiri nuk e sillte më rrogën në shtëpi. Këtu fillojnë dhe dyshimet e para të Najadës, duke besuar se bashkëshorti i saj merrej me punë të jashtëligjshme. Fatmiri i pohon se luante bixhos duke iu betuar se nuk do ta bënte me një gjë të tillë. Në dhjetor të 2008 zhvendosen drejt Vlorës, në shtëpinë e prindërve të Fatmirit. Ky i fundit fillon punë në një furrë buke, por rrogën nuk e sillte në familje.

“Më thoshte gjithmonë se do të ndryshonte dhe unë e besova. Pas tre muajsh vendosëm që të bashkëjetonim. Gjatë kohësh që bashkëjetonim doja që të futesha në punë. Iku në Greqi,. Atje nuk i eci dhe u kthyer sërish. Më pas i ofruan një punë në qytetin e Kavajës. Aty filloi të punontë por lekët nuk i silltë në shtëpi. Nuk lante as qeranë por i linte të gjitha paratë në bixhoz. Ushqimet ndonjëherë i blinet vetë, ndonjëherë ja blinte pronari dhe ja mbante paratë nga rroga. Ne detyroheshim të ndërronim shtëpi çdo tre muaj pasi nuk mund të paguanim qeranë. Ai nuk i plotësonte kushte as vajzës por nuk kisha ku të shkoja. Duhet të duroja për hatrin e saj. Kur i kërkoja llogari, vinte dorë mbi mua. Po për hatër të vajzës nuk e denoncoja as në polici,”- rrëfeu Najada.

Të përzënë nga shtëpia e prindërve të Fatmirit, Najada vendos që bashkë me të të kthehen në Ballsh tek familja e saj, në kohën kur mëson se ishte shtatzënë. Vajza erdhi në jetë në vitin 2009, ndërsa vesi i Fatmirit edhe pse tashmë ishte bërë baba, bashkëjetonte me ta. Kavaja ishte një tjetër destinacion i radhës ku ata do të akomodoheshin pasi Fatmiri gjeti një punë. Konfliktet nuk ishin shuar ende, pëtkundrazi ndizeshin gjithnjë e më shumë, për shkak të vesit që kishte Fatmiri, paratë i linte në bixhoz. Pas një shkëputje prej dy muajsh çifti ribashkohen përsëri për hir të vajzës së tyre. Me rikthimin, lindën të tjera konflikte, Fatmiri kishte filluar të pinte madje ushtronte dhunë ndaj të shoqes. Edhe pse nën presione dhune dhe tensioni, në vitin 2013 erdhi në jetë djali i tyre Merlindi. Cifti ishte gjithnjë në udhëtim të vazhdueshëm, duke jetuar në shtëpi me qera. Jetesa sa vinte e bëhej gjithnjë e më e vështirë, babai i dy fëmijëve kishte nisur një marrëdhënie tjetër paralele.

“Qëndruam 9 muaj në qytetion e Kavajës. Unë i kërkoja të bënim celebrimin pasi ne ishin thjesht bashkëjetues. As vajzës nuk i kishte dhënë atësinë e tij. Në ikëm në Luz të Kavajës por dhe atje vazhdoi e njëjta situatë. Ai mori prindërit e mi në telefon dhe jua tha vajza juaj nuk është e aftë për asgjë. Më morën babi me dajën dhe ikëm në Ballsh. Pas dy muajsh ai solli prindërit e tij të thonin se kishte ndryshuar dhe kërkonte që unë dhe vajza të ktheheshim tek ai. Unë vendosa të shkoja. Prindërit e mi nuk ishin dakort, sepse ata e dinin që ai më dhunonte dhe luante bixhoz. Pas rikthimit, 2 muajt e parë ishim mirë, pastaj filluan sërish debatet. Ai punonte 16 orë por nuk i sillte paratë në shtëpi. Besova se do ndryshonte për hatrin e vajzës. Në vitin 2013 erdhi në jetë edhe djali, Merlindi por aty filluan kushtet më të vështira. Fëmijët i kam rritur e vetme. Fëmijët e mi se kanë përjetuar ngrohtësinë e familjes.

Më pas u detyrova të shisja rrobat e mia dhe enët e kuzhinës që të siguroja ushqim për ta. Në vitin 2013 kur jetonim me qera në Vlorë. Ky kishte marrë rrogën dhe tha po iki të blej ushqime. Unë i thashë nëse nuk vjen me ushqime do iki. Ai nuk e bajti premtimin dhe unë ika. Ika me qeset e rrobave dhe fëmijët me vete. Shkova në qytetin e Ballshit, tek prindërit e mi. Fëmijët i kam me status jetimi që ët përfitojnë ndihmë sociale. Kam jetuar në një shtëpi ngjitur me prindërit në kushte shumë të vështira. Pasi u ndamë ai menjëherë krijoi një familje të re më harroi bashkë me fëmijët. ”

Historia e trishtë e kësaj nënë të re në moshë e solli në studion e emisionit Pa gjurmë, në këtë ditë Krishtlindje, më një kërkesë të vazhdueshmë për ti ardhur në ndihmë asaj dhe dy fëmijëve të braktisur nga i ati, pasi Najada nuk gëzon asnjë ndihmë ekonomike, e cili iu hoq në janar të vitit 2018. Sot, Najada punon, shlyen borxhet dhe punon përsëri dhe përsëri i njëjti refren, shlyen borxhet dhe mëzi mban frymët gjallë. Sot kur të tjerë festojnë, Najada mendon për bukën e përditshme….

“Më thoshte gjithmonë se do të ndryshonte dhe unë e besova. Pas tre muajsh vendosëm që të bashkëjetonim. Gjatë kohësh që bashkëjetonim doja që të futesha në punë. Iku në Greqi,. Atje nuk i eci dhe u kthyer sërish. Më pas i ofruan një punë në qytetin e Kavajës. Aty filloi të punontë por lekët nuk i silltë në shtëpi. Nuk lante as qeranë por i linte të gjitha paratë në bixhoz. Ushqimet ndonjëherë i blinet vetë, ndonjëherë ja blinte pronari dhe ja mbante paratë nga rroga. Ne detyroheshim të ndërronim shtëpi çdo tre muaj pasi nuk mund të paguanim qeranë. Ai nuk i plotësonte kushte as vajzës por nuk kisha ku të shkoja. Duhet të duroja për hatrin e saj. Kur i kërkoja llogari, vinte dorë mbi mua. Po për hatër të vajzës nuk e denoncoja as në polici. Qëndruam 9 muaj në qytetion e Kavajës. Unë i kërkoja të bënim celebrimin pasi ne ishin thjesht bashkëjetues. As vajzës nuk i kishte dhënë atësinë e tij. Në ikëm në Luz të Kavajës por dhe atje vazhdoi e njëjta situatë. Ai mori prindërit e mi në telefon dhe jua tha vajza juaj nuk është e aftë për asgjë.

Më morën babi me dajën dhe ikëm në Ballsh. Pas dy muajsh ai solli prindërit e tij të thonin se kishte ndryshuar dhe kërkonte që unë dhe vajza të ktheheshim tek ai. Unë vendosa të shkoja. Prindërit e mi nuk ishin dakort, sepse ata e dinin që ai më dhunonte dhe luante bixhoz. Pas rikthimit, 2 muajt e parë ishim mirë, pastaj filluan sërish debatet. Ai punonte 16 orë por nuk i sillte paratë në shtëpi. Besova se do ndryshonte për hatrin e vajzës. Në vitin 2013 erdhi në jetë edhe djali, Merlindi por aty filluan kushtet më të vështira. Fëmijët i kam rritur e vetme. Fëmijët e mi se kanë përjetuar ngrohtësinë e familjes. Më pas u detyrova të shisja rrobat e mia dhe enët e kuzhinës që të siguroja ushqim për ta. Në vitin 2013 kur jetonim me qera në Vlorë. Ky kishte marrë rrogën dhe tha po iki të blej ushqime. Unë i thashë nëse nuk vjen me ushqime do iki. Ai nuk e bajti premtimin dhe unë ika. Ika me qeset e rrobave dhe fëmijët me vete. Shkova në qytetin e Ballshit, tek prindërit e mi. Fëmijët i kam me status jetimi që ët përfitojnë ndihmë sociale. Kam jetuar në një shtëpi ngjitur me prindërit në kushte shumë të vështira. Pasi u ndamë ai menjëherë krijoi një familje të re më harroi bashkë me fëmijët,”- tha në fund 26-vjeçari.

Në studion e emisonit kanë qënë të pranishëm edhe dy fëmijët e saj, të cilët kanë treguar edhe dëshirat e tyre në këtë prag festash.

“Unë kam dëshirë të kem një dhuratë dhe tavolina ime të jetë e mbushur plot me ushqime,”-tha djali i Najadës.

Ndërkohë që në studio fëmijët po i prisnin disa dhurata dhe në një lokal i kishin përgatitur një darkë surprizë për familjen prej tre antarësh. Ndërsa shumë emigrantë që ndiqnin emisionin ‘live’ kanë kontaktaur me redaksinë duke ofruar ndihmën e tyre për nënën dhe dy fëmijët e saj.

Gjatë emisionit në një lidhje telefonike ka qënë edhe kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili premtoi një vend pune për Najadën në mënyrë që t’i siguronte jetesën fëmijëve të saj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews