Ballina Diaspora Humb jetën në vendin e punës shqiptari nga Kosova, la pas katër...

Humb jetën në vendin e punës shqiptari nga Kosova, la pas katër fëmijë

Një shqiptar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ngjarja ka ndodhur teksa ai punonte në Val Cavargna të provincës së Komos.

Shqiptari i identifikuar si Zyber Curri, baba i kater femijeve ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë, duke gjetur vdekjen e menjehershme.

Policia italiane është duke hetuar per shkaqet e kesaj tragjedie ne pune, nderkohe qe prokurori i Comos ka hapur hetim për ngjarjen.

Curri la pas gruan dhe 4 femijet, nderkohe qe familja e 48 vjeçarit udhetoi në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews