Ballina Kuriozitete Hondurasi fiton rekordin ”Guinness” për filxhanin më të madh të kafesë

Hondurasi fiton rekordin ”Guinness” për filxhanin më të madh të kafesë

SHPËRNDAJE

Hondurasi, prodhuesi i pestë në botë i kafesë rrëzoi nga froni Anglinë e cila mbante deri më tani rekordin botëror të filxhanit më të madh të kafesë, njoftoi qeveria e Hondurasit.

Kreu i Shtetit, Juan Orlando Hernandez mori pjesë personalisht gjatë prezantimit të filxhanit i cili përmbante 18 000 litra kafe, në një park të qytetit të San Sebastian (perëndim të Hondurasit).

Sipas një komunikate të qeverisë, Londra mbante që nga dhjetori i 2012 rekordin e mëparshëm ”Guinness” me një filxhan me 13 200 litra.

Me demonstrimin e 900 personave që pinë nga filxhani gjigant, Hondurasi me këtë rast theu edhe rekordin e mëparshëm për numrin e pjesëmarrësve për shijimin e kafesë që mbahej deri më tani nga qyteti meksikan i Puerta Vallarta (491 konsumatorë).