Ballina Suplement Dossier Historiku i formimit të TMK-së (VIDEO)

Historiku i formimit të TMK-së (VIDEO)

Ishte hera e fundit ushtarët e UÇK-së po parakalonin nëpër qendër të Prishtinës me uniforma të kësaj ushtrie.

Shefi politik i tyre, Hashim Thaçi arriti marrëveshje me NATO-n për demilitarizimin e kësaj organizate të cilët luftuan kundër forcave serbe për çlirimin e Kosovës.

Më këtë ujdi, që u nënshkrua më 21 qershor 1999 ata duhej t’i dorëzonin armët dhe nuk mund të kryenin trajnime e operacione ushtarake.

Për Thaçin tani kishte nisur një epokë e re.

Disa muaj pas demilitarizimit nga ushtarët dhe eprorët e UCK-së po krijohej një organizatë e re, e cila u quajtën Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Kjo organizatë kishte 3 mijë trupa aktive dhe 2 mijë rezervë. Por, vetëm 200 prej tyre do të lejoheshin të bartin armë dhe atë vetëm brenda objekteve të tyre.

Kronikë e përgatitur nga Zija Miftari