Ballina Aktualitet Lajme Historia e artistit që pikturon me gishta (Video)

Historia e artistit që pikturon me gishta (Video)

Ai është një artist i ri, shumë i talentuar, të cilin mund ta konsiderojmë një piktor të pazakontë për shkak të teknikës që ai përdor në pikturat e tij.

Quhet Amarildo Ruçi dhe lidhja e tij me pikturën ka nisur që në fëmijëri.

Por në fakt Amarildo ka një histori interesante, pasi për 7 vite hoqi dorë plotësisht nga piktura në mënyrë të befasishme, për t’iu rikthyer fuqishëm pasionit të tij vetëm para 2 vitesh, kur vendosi të flakë penelat dhe të pikturojë me gishtërinj duke ia dalë të realizojë piktura shumë interesante.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth pasionit të tij dhe teknikës së veçantë që përdor në pikturë.

“Unë kam kaluar fëmijërinë në Greqi dhe u ktheva atje para dy vitesh për pushime. Aty si duket erdhi sërish frymëzimi për pikturën, ndoshta nostalgjia e fëmijërisë. Fillimisht nisa të pikturoj vetëm me duar dhe njerëzit më thonin të përdorja penel për detajet, por unë nuk doja të dukesha bukur tek të tjerët, doja të shprehesha. Dhe kështu vendosa të përdor thonjtë për detajet. Ndjesia është e fuqishme, nuk e shpjegoj dot. Zhytem në pikturë dhe nuk ka asgjë që më ndan nga telajo”, tha Ruçi. /tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews