Ballina Aktualitet Kultura Hapet panairi i librit në Tetovë (VIDEO)

Hapet panairi i librit në Tetovë (VIDEO)

Autorë të shumtë të shqiptarë dhe botërorë, vepra të fushave dhe zhanreve të ndryshme, duke filluar nga libra për fëmijë, letërsi, psikologji dhe filozi, janë një pjesë e librave që lexuesit mund t’i gjejnë gjatë kësaj jave në Panairin e 18-të të librit në Tetovë, i cili u hap sot për vizitorët. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Abdylmexhit Saliu, tha në hapjen e këtij panairi se vazhdimisht përpiqen që të japin kontribut në zhvillim të kulturës dhe ngritjes intelektuale të mbarë shoqërisë ndërmjet përcjelljes së diturisë dhe dijes.

Abdylmexhid Saliu, Kryetar i ShBSH-së: Libri shqip në Maqedoni meriton një kujdes dhe mbështetje edhe më të madhe që të hapërojmë drejt përparimit dhe të jemi bashkëudhëtarë me popujt tjerë, të lëmë gjurmë në ndërtimin e civilizimit mbarë njerëzor. Mbetemi me shpresë që ky panair të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Nga ana tjetër, drejtori i Pallatit të Kulturës, Artan Arsllani, u ka bërë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të vizitojnë këtë panair.

Artan Arsllani, Drejtor i Pallatit të Kulturës: Ne me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë kemi një bashkëpunim pothuajse dydekadësh. Uroj që të ketë ketë sukses dhe të jetë i vizituar sa më shumë nga qytetarët e Tetovës. Njëkohësisht, bëj apel që të ndiqet ky panair. Dhe mund ta përfundoj me një fjalë të Ciceronit i cili thotë: “Ai që ka një kopsht dhe një bibliotekë i ka të gjitha.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Bekim Memedi kryetar tha se kjo komunë vazhdimisht ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë aktivitetet e këtilla kulturore.

Panairi i librit në Tetovë tani më është aktivitet kulturor tradicional, i cili organizohet që nga viti 2000.

@tn.lajmelokale
@tetovanews