Ballina Kronika Hajduti thyen makinën për të vjedhur një telefon (VIDEO)

Hajduti thyen makinën për të vjedhur një telefon (VIDEO)

Rastet e vjedhjeve në Kosovë, e sidomos në rajonin e Prishtinës këto ditë janë shtuar dukshëm. Madje, hajnat nuk po hezitojnë që një gjë të tillë ta bëjnë edhe në pikë të ditës.

Indeksonline ka siguruar një video të një vjedhje që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Sipas pamjeve, sot në ora 14:02 në rrugën ‘Mark Isaku’ të lagjes ‘Tophane’ një veturë është thyer nga hajnat.

Kamerat e sigurisë së një lokali kanë kapur momentin kur personi thyen dritaren e veturës me gurë për të kryer vjedhjen.

Hajni thyen tinëzisht dritaren, largohet pak nga vendi, për t’u kthyer prapë dhe për ta vjedhur një telefon Iphone X, që gjendej në ulësen e përparme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews