Ballina Aktualitet Kosovë Hahn sot në Kosovë, kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë

Hahn sot në Kosovë, kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojë sot Kosovën.

Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Fokusi i vizitës do të jetë vendimi e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Po ashtu gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për heqjen e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, shkruajnë mediat në Kosovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews