Ballina Aktualitet Lajme Grupi për reforma kërkon ndryshime në 20 ligje

Grupi për reforma kërkon ndryshime në 20 ligje

Grupi i punës për integrim dhe ai për reforma, të cilët funskionojnë në kuadër të trupit koordinues për pajtim, kanë realizuar mbledhjet e para ku janë diskutuar detyrat përkatëse. Grupi për integrim ka biseduar për fazën e debatit publik që do të zhvillohet përpara përpilimit të amendamenteve për ndryshimet Kushtetuese. Grupi për reformat, nga ana tjetër, i propozon Qeverisë përpilimin e shpejtë të propozim-ndryshimeve për rreth 20 ligje dhe miratimin e tyre në Kuvend brenda këtij muaji. Grupet e punës u formuan në kuadër të trupit koordinues për pajtim, qëllimi i të cilit është koordinimi i zgjidhjeve ligjore për amnistimin e veprave të caktuara të disa prej të akuzuarve për 27 prillin.

Diskutuam për zhvillimet e radhës me vëmendje të veçantë te debai publik sepse ajo është shumë e rëndësishme për të gjithë deputetët. Biseduam që debati përveç se në Shkup, në ASHAM ose ndonjërin prej Universiteteve publike duhet të mbahet edhe në qytete të tjera të Maqedonisë dhe me siguri ashtu do të jetë, si në qendrat universitare në Manastir, Shtip dhe Tetovë”- tha Jovan Mitrevski, koordinator i grupit të punës për integrimet.

Ligjet të cilat do të jenë temë e këtij grupi janë ligji për gjykatat, ligji për këshillin gjyqësor, ligji për mediat, ligji për anti-korrupsionin… Do të jenë diku 19 ose 20 ligje. I propozojmë Qeverisë që të gjitha këto ligje t’i harmonizojë me legjislaturën e BE-së dhe deri më 15 dhjetor t’i dërgojë në Kuvend”- u shpreh Rexhail Ismaili, koordinator i grupit të punës për reformat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews