Ballina Aktualitet Lajme Gjendet zgjidhje për problemin e ngrohjes, shkollat e Çairit dhe Butelit nesër...

Gjendet zgjidhje për problemin e ngrohjes, shkollat e Çairit dhe Butelit nesër vazhdojnë mësimin (VIDEO)

Problemi me ngrohjen në komunën e Çairit dhe Butelit është zgjidhur. Ngrohtorja Shkup-Veri bën të ditur se janë siguruar mjetet e nevojshme financiare dhe brenda ditës ngrohja do të funksionojë. Shkollat e këtyre dy komunave, sot ashtu sikur edhe dje nuk kanë funksionuar, pasi edhe ata janë të furnizuar nga ngrohtorja Shkup-Veri.

https://youtu.be/7sZPZRAfhM8

Ngrohtorja Shkup-Veri

“Mjetet financiare janë siguruar. Menjëhërë do të bëhet transferi i parave dhe kur Makpetrol të lëshoj gazin, ngrohja do të funksionoj dhe më problem nuk do të ketë. E gjithë kjo, do të zgjidhet për disa orë”.

Nga komuna e Çairit thonë se ata një ditë më parë e kanë bërë pagesën e parakohshme për muajin dhjetor dhe besojnë që ditët në vazhdim, nxënësit do t’i vijojnë mësimet.

Mirëpo, se kur do të zëvendësohen orët e humbura për nxënësit e shkollave fillore Ismail Qemali, Vasil Gllavinov dhe 7 Marsi dhe shkollës “Penko” të komunës së Butelit, nga Minstria e Arsimit dhe Shkencës nuk bëjnë të qartë, vetëm thonë se presin që secila shkollë individualisht të ju dërgojë atyre Planin arsimor, në mënyrë që ministria të vlerësojë se sa orë shkollat kanë të humbura gjithsej.

Ministria e Arsimit dhe Shkences

“Presim qe nga ana e shkollave të na paraqesin Planin për realizmin e ditëve të humbura të mësimit, pasi sikurse është e caktuar me Ligjin per arsim fillor, brenda një viti kalendarik shkollor, të gjitha shkollat duhet të realizojne nga 180 ditë mësimi”.

Ngrohja për furnizuesit e saj nuk ishte funksionale për tre ditë. Problemi qëndronte në faktin se ngrohtorja nuk kishte mjete financiare, për ta paguar kompaninën Makpetrol Prom – gaz, për shërbimin që e kryente, pra sjelljen e gazit. Përderisa ngrohja nuk funksiononte, qytetarët që furnizohen prej ngrohtores Shkup-Veri, detyroheshin që të harxhonin energji elektrike shtesë për t’u ngrohur. Emine Ismaili /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews