Ballina Shëndeti Këshilla Gabimi me make-up që ju bën të plakeni

Gabimi me make-up që ju bën të plakeni

Shumë gra preferojnë të qëndrojnë në të njëjtin rutinë të bukurisë me vite të tëra, megjithatë, së bashku me ndryshimin e formës së tyre duhet të ndryshojë edhe praktika e vendosjes së make-up.

Për të ndihmuar gratë të zgjedhin regjimin e duhur për to, faqja nga Zelanda e Re “Beauty Heaven” ka zbuluar gabimet e zakonshme që i bëjnë ato të plaken më shpejtë.

Gjithashtu është zbuluar “çelësi” që ato të mund të shmangin gabimet më të zakonshme dhe të ndjekin truke më të thjeshta, me anë të së cilëve mund të adoptojnë një shkëlqim rinor.

Zgjedhja e një rimeli të trashë për të fshehur rrathët e errët – sipas “Beauty Heaven” shumë njerëz shqetësohen rreth rrathëve të errët që duken më keq, ndërsa lëkura bëhet më e hollë nën sy. “

Në vend të zgjedhjes së një fshehësi të trashë dhe të errët, zgjidhni një korektor të lëngshëm, me cilësi të lehta shpërndarëse të aplikuara me masë,” këshillon “Beauty Heaven”.

Gjithashtu rekomandohet që të lini fshehësin të ngrohet për një minutë para se ta aplikoni atë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews