Ballina Argëtim Njihuni me gruan bukuroshe të Shkodran Mustafit (FOTO)

Njihuni me gruan bukuroshe të Shkodran Mustafit (FOTO)

SHPËRNDAJE

Modelja Vjosa Kaba është bashkëshortja e mbrojtësit të Arsenal, Shkodran Mustafi, me të cilën raportohet se u martua në fshehtësi dy vite më parë. Verën në të cilën mbrojtësi gjerman la Valencian për Londrën, ai lidhi kurorë me Vjosën. Ajo është sekreti i lumturisë së llit të “Topçinjve”.Thuhet se ata e njihnin njëri-tjetrin prej më pak se një viti, para se Mustafi të ulej në gjunjë për t’i propozuar. Por nuk ka foto ekskluzive të shitura për revistat përreth botës. Mustafi dhe Vjosa mbajtën një ceremoni të thjeshtë, por joshëse në një hotel madhështor në Venecia, ku kanë shkuar me gondola. Thuhet se Mustafi i propozoi Vjosë -s në Gostivar, një qytet në veri të Maqedonisë dhe në vendlindjen e prindërve të tij.

Në një festë me 350 të ftuar kanë festuar fejesën e tyre në një hotel piktoresk në liqenin e Ohrit. Dy vite më vonë, çifti jeton në Londër së bashku me fëmijët e tyre. Gruaja e tij modele poston rregullisht foto të sajat dhe të fëmijëve për 24,000 ndjekësit e saj në Instagram. Mustafi nuk shfaqet shumë në faqen e saj, por në përvjetorin e propozimit të tij për martesë, ai shprehu lumturinë e tij.Mustafi dhe Vjosa festuan dyvjetorin e fejesës së tyre në shkurt dhe qendërmbrojtësi e postoi këtë në Instagramin e tij. Ai ka shkruar: “Këto dy vite janë ndjerë si 63,072,000 sekonda, sepse kanë kaluar shumë shpejt dhe shumë gjëra kanë ndodhur”.