Ballina Aktualitet Shqipëri Fotomontazhi i Edi Ramës për të përçarë protestën

Fotomontazhi i Edi Ramës për të përçarë protestën

Partia Demokratike ka njoftuar se është shpërndarë një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD-së, që kryeministri Edi Rama të marrë nën kontroll protestën e studentëve.

Disa portale kanë publikuar fotomontazhin në fjalë, me gjasë është një bisedë në WhatsApp, ku gjoja janë duke biseduar deputetë të PD.

Por pas shpërndarjes së këtij mesazhi, ka ardhur edhe reagimi i PD.

Njoftim zyrtar nga PD:

Mediave u është shpërndarë nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD.

Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve.

Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë.

Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar.

Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news.

@tn.lajmelokale
@tetovanews