Ballina Argëtim Showbiz Femrat “vdesin” për Brad Pitt, po kjo aktore ka refuzuar përqafimin e...

Femrat “vdesin” për Brad Pitt, po kjo aktore ka refuzuar përqafimin e tij (VIDEO)

Brad Pitt mbetet një prej meshkujve më të pëlqyer nga femrat, ndonëse vitet kalojnë. Edhe pse është divorcuar nga Angelina Jolie dhe fansat e kritikuan për këtë gjë, do të ishin të paktë ato që do refuzonin një përqafim me të.

Aktorja e famshme, Amy Adams ka zbuluar se e ka patur këtë shans dhe e ka refuzuar. Sigurisht që ka një arsye për këtë.

Në intervistën për “Jimmy Kimmel Live”, ajo foli për filmin e ri “Vice” në të cilin Brad Pitt është një prej producentëve. Ai kishte vendosur të bënte vizitë në sheshxhirim, ku ishte dhe Amy.

Ajo sapo kishte bërë grim dhe kishte një infeksion në sy, prandaj zgjodhi të mos pranonte përqafimin me të.

“Ai u tregua kaq i ëmbël dhe më tha ‘o sa mirë që po të shoh’ dhe erdhi të më përqafonte dhe unë thashë ‘oh po ndodh më në fund’, por nuk mund ta përqafoj, kam syrin e kuq dhe i thashë ‘jo jo jo”, dhe në atë moment u bëra femra e parë në histori që refuzova një përqafim nga Brad Pitt”, tha ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews