Ballina Bota Epoka e re në Gjermani: Kush është gruaja që zëvendëson Merkelin në...

Epoka e re në Gjermani: Kush është gruaja që zëvendëson Merkelin në CDU

Sot 1001 delegatët e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) kanë zgjedhur përmes një votimi të fshehtë, sekretaren e përgjithshme, Annegret Kramp-Karrenbauer, si drejtuesen e re të partisë, duke zëvendësuar pas 18 vjetësh kancelaren, Angela Merkel. Ndër kandidatët kryesorë ishin edhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe ish presidenti i fraksionit të CDU në Parlamentin Kombëtar, Friedrich Merz. Karrenbauer ka marrë 517 vota kundër 482 votave që mori Friedrich Merz. Annegret Kramp-Karrenbauer ishte përcaktuar nga mediat si kandidate favorite më herët. Ajo është drejtuese e rajonit “Saarland” dhe njihet me epitetin “mini Merkel”.

Shtypi ka shkruar më herët se ajo shihej si zgjedhja e preferuar e Merkel për ta pasuar në detyrë, pavarësisht mungesës së eksperiencës në politikën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

Duke iu drejtuar delegatëve në fillimit të votimit, Kramp-Karrenbauer foli për perceptimin që ajo është një “mini-Merkel”. “Njerëzit më konsiderojnë një kopje, por unë mund t’ju them se qëndroj këtu me personin tim, si vetja ime.”

Më parë 56 vjeçarja ka qenë kryeministre e suksesshme në landin e vogël të Zarës, ku drejtoi një koalicion tripartiak. Ajo ka reputacionin se është e aftë të bashkojë pozicione të ndryshme brenda CDU-së dhe një talent për aleanca me parti të tjera.

Friedrich Merz dhe Jens Spahn, dy konkurrentët e uruan fituesen dhe i premtuan bashkëpunim në forumet e partisë.

Karrenbauer një ndjekëse besnike e kancelares aktuale, pritet të përballet me një betejë të madhe si udhëheqëse e CDU. Partia, kohët e fundit, ka përjetuar një rënie të konsiderueshme të mbështetjes, duke tërhequr afro 30% të votimeve, krahasuar me 40% që kishte në kulmin e Merkel.

@tn.lajmelokale
@tetovanews